Main Road Grean Coast hace 7 meses
3 Habitaciones
3 Baños
2 Garaje
230 m2
Air Conditioning
Lavapjate
Internet
TV
CCTV
Vilë në Green Coast, Palasë – Luks, Komoditet dhe Pamje Spektakolare nga Deti Jon! Në një nga perlat e rivierës shqiptare, kjo vilë luksoze dhe moderne ofron një përvojë të paharrueshme jetese mes natyrës mahnitëse dhe detit të kristaltë. Me një sipërfaqe prej 181 m², kjo pronë është projektuar për të ofruar rehati maksimale dhe një stil elegant jetese. Karakteristikat Kryesore të Vilës Kati i Sipërm: ✔ 3 dhoma gjumi me parket dhe krevate dopio ✔ Dhomë kryesore me banjo private dhe ballkon me pamje nga deti ✔ 2 dhoma shtesë me banjo të përbashkët në korridor Kati i Poshtëm: ✔ Sallon i bollshëm i shtruar me parket, perfekt për relaks ✔ Kuzhinë moderne dhe funksionale ✔ Banjo dhe hapësirë magazinimi (depo) ✔ Verandë e madhe me pamje nga deti, e mbuluar me çadër elektrike që hapet me pult Pishinë private & Hapësirë relaksuese Përpara pishinës gjendet një ambient i mrekullueshëm prej 25 m², me duralumin fizarmonik që hapet e mbyllet sipas dëshirës. Një vend ideal për momente të paharrueshme me miqtë dhe familjen, i pajisur me kolltuqe për një eksperiencë relaksuese në mbrëmjet verore. Parkim Privat & Siguri ✔ 2 vende parkimi të dedikuara ✔ Portë automatike që hapet me pult për rehati maksimale Një Investim i Sigurt në një nga Destinacionet më të Lakmuara në Mesdhe! Kjo vilë është kombinimi i përkryer mes stilit modern, luksit dhe natyrës së paprekur. Një mundësi unike për një shtëpi pushimi ose një investim afatgjatë. Mos e humbni këtë mundësi! Kontaktoni tani për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë.
Loading schools...
Loading shopping malls...
Loading hospitals...
Datos de contacto del agente
Listado por Century 21 Expert